Nagavci reagon ndaj Mustafës, thotë se po përdor gjuhën parlamentare të Thaçit

Aktuale

Nagavci reagon ndaj Mustafës, thotë se po përdor gjuhën parlamentare të Thaçit

Nga: A.Morina Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:36
Isa Mustafa

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa i cili i quajti interpelancat e thirrura parlamentare "mësymje kundër Kryeministri Hoti".

Nagavci tha se reagimi i kryetarit të LDK-së për interpelancat e thirrura nga deputetët e LVV-së tregon jo vetëm gjendjen dëshpëruese në të cilën kanë rënë, por edhe papërgjegjësinë e plotë.

"Viktimizohet e mundohet të ndihmojë vartësin e tij duke folur me gjuhën e partnerit të tij të vjetër, Zt. Thaçi. Njëjtë fliste dhe ai: ”Jeni kundër Amerikës”. E në të njejtën kohë vazhdon angazhimin për të shtyrë përpara Zajednicën, projektin e nisur nga Thaçi e të vazhduar nga ai vet", shkroi Nagavci në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

E drejta për mbikëqyrjen e punës së Qeverisë nga ana e deputetëve është e garantuar me Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit.

Reagimi i Kryetarit të LDK-së për interpelancat e thirrura nga deputetët e LV! tregon jo vetëm gjendjen dëshpëruese në të cilën kanë rënë, papërgjegjësinë e plotë, por edhe mënyrën se si e shohin pushtetin, pra pa llogaridhënie, pa transparencë e pa kompetencë. Zt. Mustafa e di se raportimi i Kryeministrit është përgjegjësi e tij, ndonëse zt. Hoti është Kryeministër jolegjitim, por ai zgjedh ta quaj “mësymje kundër Kryeministrit Hoti”.

Viktimizohet e mundohet të ndihmojë vartësin e tij duke folur me gjuhën e partnerit të tij të vjetër, Zt. Thaçi. Njëjtë fliste dhe ai: ”Jeni kundër Amerikës”. E në të njejtën kohë vazhdon angazhimin për të shtyrë përpara Zajednicën, projektin e nisur nga Thaçi e të vazhduar nga ai vet.

Zt. Mustafa e di se sot me Kryeministrin jolegjitim nuk janë as 60 deputetë, as pjesa dërrmuese e qytetarëve, andaj dhe mundohen të ikin nga përgjegjësia dhe të shmangin zgjedhjet. Gjithë çfarë u ka mbetur është të fshihen si zakonisht në deklarata për kinse miqësinë, ndonëse të pabaza e të paqena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat