Prokuroria nis hetimet për vjedhjen në AUV

Aktuale

Prokuroria nis hetimet për vjedhjen në AUV

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:43
Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet rreth vjedhjes që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë”, ka deklaruar Ulaj.

Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovfë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Rasti ja ndodhur në ditën e njëjtë kur është mbajtur seanca për skandalin  e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat