Ish bashkëpunëtori i ngushtë ia publikon foton dhe detajet: Ja çfarë kishte thënë Dedaj për Thaçin në Bruksel

Aktuale

Ish bashkëpunëtori i ngushtë ia publikon foton dhe detajet: Ja çfarë kishte thënë Dedaj për Thaçin në Bruksel

Nga: P.R Më: 22 tetor 2020 Në ora: 19:54
Gjergj Dedaj/ Foto Arkiv

Ish kryetari i Partisë Liberale në Kosovë, tash ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj mbrëmë ka thënë se deklarata e tij që Hashim Thaçi e ka ndaluar dhe e maltretuar atë nuk qëndron, duke shtuar se “Kur dha këto deklarata nuk ishte Gjergji”.

“Kur e kam dhënë deklaratën për Thaçin, nuk kam qenë Gjergji. Jam krenar për ata djem që i dolën përballë njërës prej armatave më të forta në Europë. Jam malësor dhe i qëndroj fjalës sime deri në fund. Nuk e kam marrë seriozisht këtë Gjykatën Speciale deri sa është votuar në Kuvendin e Kosovës. Ende nuk e di pse duhet një gjykatë të krijohet kundër nesh dhe kundër UÇK’së. Pas luftës kam menduar se do të krijohet një gjykatë ndërkombëtare me katër përfaqësues nga NATO, SHBA, BE’ja dhe dy nga Kosova”, tha mbërmë Dedaj.

Por kjo ka nxitur reagimin e Kujtim Hajdajt, ish bashkëpunëtor i Dedajt në Partinë Liberale të Kosovës.

“Shtrembërimi i së vërtetës për arsye frike apo karrieriste!? Mbrëmë si shumë kush edhe unë e përcolla paraqitjen e ambasadorit z. Gjergj Dedaj tek presingu i express, dhe qysh në fillim dua të theksoj se unë e vlerësoj dhe respektoj misionin diplomatik e kombëtar të z.Dedaj dhe kontributin e tij të dhënë me vite të tëra para, gjatë dhe pas lufte në shërbim të çështjes së Kosovës për liri e pavarësi... Por kjo fotografi e marrë pas lufte në Kosovë gjatë një takimi të organizuar në ambientet e PE në Bruksel nga veprimtarët e LDK, do t'i përkujtoi z. Dedaj se atëherë patë thënë fjalë për fjalë se ai vet dhe një pjesë e delegacionit ishin ndaluar, maltretuar barbarishte dhe kërcënuar me jetë dhe mbajtur peng për një kohë nga Thaqi dhe shërbimi i tij SHIK ist.. E çka ashtë ma keq, tani Dedaj e ndryshon verziionin e tij me rastin në fjalë duke lënë vet të tallet dhe quhet gënjeshtar nga opinioni publik... A e bëri këtë dhe a po e bënë gjithnjë nga frika që të dëshmoj për të vërtetën, apo për karrierë politike, këtë e dinë më së miri vet z. Dedaj... Por një gjë është e sigurtë: Duke e vlerësuar dhe ngrite lartë deri në kupë të qiellit Hashim Thaqin, z. Dedaj la shumë çka të kuptoj se pse po i përgënjeshtron fjalët dhe dëshmitë e veta...”, shkroi Hajdaj, përcjellë “Bota sot”.

Image
Foto e takimit në Bruksel e publikuar nga Kujtim Hajdaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat