Bëhet e ditur ideja e Lajçak mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Aktuale

Bëhet e ditur ideja e Lajçak mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Nga: H.O. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:31
Miroslav Lajçak

Profesori dhe opinionisti shqiptar që jeton në Amerikë, Binak Maxharraj në një prononcim të tij për “Bota sot” ka folur rreth Emistarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi. Maxharraj ka folur rreth deklaratës së Lajçakut mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, me Lajçakun si ndërmjetësues po bëhen tri palë më këtë dialog.

Maxharraj thotë se Kosova nuk po fat me komisionarë në këtë drejtim, duke përmendur edhe të tjerët që ishin para Lajçakut.

Postimi i plotë:

KËRCËNIMI I PROSERBIT LAJÇAK?!

-Nëse Kushtetuta e Kosovës nuk qenka biblë për proserbin Lajçak, për Kosovën është Bibel dhe përtejbible.

-Duhet të sqarohet se a është BE dhe Lajçak palë në dialog apo ndërmjetuese e dialogut. Të dyjat këto nuk shkojnë bashkë, askund nuk ka dialog trepalësh.

Kosova gjatë gjithë procesit të dialogut me Serbinë nuk po ka fat me komisionarët e saj që ndërmjetësojnë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sepse gati të gjithë pos Ashronit që u emëruan si emisarë në ndërmjetësim janë pro-ruso-serb duke i mbajtur anën e Serbisë dhe duke e dëmtuar Kosovën. E tillë ishte Federica Mogherini një komuniste e Italisë e cila gati sa nuk e shkatërroi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës duke e përkrah ndarjen e Kosovës, ide kjo e kahmotshme e Serbisë për të cilën gjë Serbia edhe ishte fut në dialog.

Por, më shumë interesant është ky i joni Hashim Thaçi se bashku me Edi Ramën dhe Baton Haxhiun-Stanishiq të cilët jo vetëm qe nuk e kundërshtuan një ide te tillë por në krye n’veti u bënë palë i kësaj ideje duke u futur kështu në planet prosllave ruso-serbe për ndarjen e Kosovës. Fati i jonë që mikesha e janë e madhe Angela Merkel e ndali këtë maskaradë për ndarjen e Kosovës. Federica Mogherini iku e turpëruar e cila jo vetëm që deshti të ia fus thikën pas shpine Kosovës, por ajo na doli edhe e korruptuar sepse duhet të përgjigjet për 38 milionë euro të keqpërdorura nga ajo vet në BE.

Por Kosova as kësaj radhe nuk qe me fat duke e emëruar Komisionerin për marëdhënie me jashtë të BE, Joe Borrelin nga Spanja dhe Miroslav Lajçak nga Sllovakia,pra që të dytë nga këto dy shtete që nuk e njohin Kosovën. Është vështirë të dihet se a ishte kjo një koincidencë apo rastësi, por që të dytë sipas punës së tyre që po shihet janë proserbë, i’a mbajnë anën Serbisë në dëm të Kosovës. Për të dy këto figura Kosova pati reagime por pa dobi.

Këto ditë proserbi Miroslavë Lajçak ishte për vizitë në Prishtinë dhe Beograd për të vazhuar ndërmjetësimin në mes te Kosovës dhe Serbisë. Temë kryesore që u trajtua ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Për palën kosovare kjo çështje ishte e mbylur dhe e përfunduar kështu bile po deklaron ne vazhdimësi kryeminstri. Por duke e parë se Serbia dështojë që të ç’kapë ndonjë cope Kosove po insiston që nëpërmjet ë Asiaciacionit të arrijë një gjë të këtillë.

Proserbi Miroslav Lajçak me tone të ashpra zhvilloi biseda në Prishtinë, bile edhe duke u kërcënuar se nëse nuk formohet Asociacioni sipas marrëveshjes së vitit 2015 të cilën e kishte nënshkruar akademiku Isa Mustafa nuk do të ketë marrëveshje finale midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo deklaratë e tij bëri bujë te madhe, për ç’arsye të jepë me kuptua se ky njeri a është palë apo ndërmjetësues në dialog, sepse në dialog nuk mund të jenë tri palë. Këtë duhet të sqaron vetë BE me qëllim që të ia ndalë frenat Lajçakut dhe ta kryen punën për të cilën edhe është derguar, pa qenë i një anshëm ose ta shkarkojë nga kjo detyrë që të mos i sjellë dëme politike BE-së.

Por ai nuk u ndalë më kaq, shkojë edhe më larg shumë përtej kompetencave të tij. Ai në Beograd tha haptas në gjuhën serbe të cilën e fliste më mirë se sa Vuçiqi duke kërkuar edhe ndryshimin e Kushtetuës së Kosovës për shkak të formimit të Asociacionit, pasiqë ajo sipas tij nuk qenka Bibel dhe duke mos kërkuar fare që këtë ta bëjë edhe Serbia sepse në preambulën e Kushtetuës së Serbisë Kosova figuron si pjesë e saj.

Por, Lajçakut duhet përkujtuar se nuk është mirë të “përzihet ne punet e brendshme ne dialog midis Kosovës dhe Sertbisë”sepse dialogu ësht punë e Kosovës dhe Serbisë qe do te thotë se Lajçak nuk guxon te paraqitët aty si pale e tretë por vetem si ndërmjetesues në dialog.

Duhet përkujtuar atij se Marevshje e vitit për Asociacionin të vitit 2015 në të cilën ai po thirret është antikushtetues në të cilin Gjykata i dha hiç më pak se 23 vërejtje dhe për të cilën Lajçak po kërkon që ajo të ndryshohet. Ndryshimi i Kushtetutes nuk është punë e Lajçakut, bile ai as që ka të drejtë të përmend e as më pak të përzihet në këtë punë. Kjo është punë ekskluzive e Parlamentit të Kosovës.

Lajçaku ka rënë në grackën serbe të cilët po kërkojnë që Asociacioni të bëhet ashtu siç është shkruar marrëveshja më 2015 të cilën Kushtetuta e ka hjedhë poshtë. Çka nënkupton kjo kërkesë serbe sipas kësaj marrëveshje.

“Kjo do të thotë të rrenohet rendi kushtetues, të cënohet karakteri unitar i shtetit, të rrezikohet integriteti dhe tërësia territoriale e Kosovës në aspektin institucional dhe Kushtetues duke sjellë ligje në rrafshin e tretë që do të defunksionalizohen institucionet shtetërore”.

Kështu do te formohej një “mini-shtet”parallel “Republika Srpska”përmbrenda Kosovës,pra shtet mbrenda shtetit që do të ishte vetem hapi i pare drejtë ndarjës së Kosovës.Kjo do te thotë se ky Asociacion pas një kohëe do te forcohet me lidhjet e tij me Beogradit sa qe në një moment të volitshëm me një referendum do ti bashkohet Serbisë.

Ky është qellimi permanent i Serbisë ç’prej se ka filluar dialogu,ku Vuçiq shpesh deklaronte se nuk do të del nga Kosova “pa marrë diçka”. Pra, për Serbinë kurrë nuk ka qenë primare që me dialog të arrihet normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe  Serbisë as që i ka interesuar aq shumë pozita e serbëve në Kosovë e cila është më e avansuar në Evropë por thjeshtë i ka interesuar që serbët e Veriut t’i instrumentalizoi për qëllimet e veta. Dhe mu për këtë arsye dialogu me Serbinë që nga fillimi as që është deshtë të niset derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Tashti Kosova nuk duhet të merret me trysnin dhe kërcënimet e Lajçakut bile as t’i përfillë ato sepse më e rëndësishme është karakteri unitari i Kosovës se sa Asociacioni. Nuk ka të drejtë Lajçak të kërcënohet me atë së nuk ka mareveshje përfundimtare pa e formu Asociacionin.

Por edhe le të mos ketë marrëveshje përfundimtare, le të mos ketë as njohje nga ana e Serbisë, sepse tërësia dhe karakteri unitar i Kosovës është alfa dhe omaga, është më tepër se Bibla për Kosovën.

Është koha që më në fund pas disa vitesh dialog të kot Kosova të mbledhë mend të punoi për shtetin e vetë duke mos lejuar më kurrfarë kushti të formohet ky Asociacion ashtu siç kërkon Serbia. Kosova mund të formoi Asociacionin për komunat me shumicë serbe vetëm në bazë të Kushtetutës, pa kompetenca ekzekutive, të formohet Asociacion i njëjtë me atë siç ekziston Asociacioni i komunave me shumicë shqiptare.

Liderët e Kosovës kësaj radhe duhet ta shikojnë interesin shtetëror, të mos bien ne grackën e Serbisë dhe të Lajçerkave pro serbë ashtu siç ranë pre e kurthave të BE dhe të liderëve tanë më ç’rast humbi Çakorri. Nëse ndodhë kjo do të ishte një tradhti kombëtare ndaj shtetit, ndaj atedheut dhe ndaj popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat