Lajmërohet Grenell, i përgjigjet Albin Kurtit me këto pamje

Aktuale

Lajmërohet Grenell, i përgjigjet Albin Kurtit me këto pamje

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:50
Richard Grenell

Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet.

Grenell e ka shpërndarë në Twitter një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.

Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.

 

Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta.

“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai.

Kjo vjen si kundërpërgjigje ndaj ish kryeministrit Kurti. Ai duke folur për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington tha se kjo marrëveshje nuk ishte menduar as atëherë të zbatohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat