Taksa 10 euro për hyrje në Prishtinë? Ja çfarë thonë nga PDK

Aktuale

Taksa 10 euro për hyrje në Prishtinë? Ja çfarë thonë nga PDK

Nga: N. H Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:00
Kadri Veseli

Anëtari i PDK-së, Arben Gecaj, përmes një statusi në Facebook ka bërë një koment lidhur me një konferencë që pak më parë pati partia e tij.

Ai thotë se për të gjitha premtimet e parealizuara dhe problemet e mbledhura nga qeverisja LDK dikur dhe LVV tani, taksa prej 10 euro për hyrje në Prishtinë si për ironi është përgjigja e qeverisjes komunale.

Gecaj shkruan se PDK në Prishtinë e konsideron se udhëheqësia komunale është treguar e paaftë në menaxhimin e transportit publik duke krijuar kështu një gjendje kaotike.

Ja shkrimi i tij:

Për të gjitha premtimet e parealizuara dhe problemet e mbledhura nga qeverisja LDK dikur dhe LVV tani, TAKSA prej 10 euro për hyrje në Prishtinë si për ironi është përgjigja e qeverisjes komunale

PDK në Prishtinë konsideron se udhëheqësia komunale është treguar e paaftë në menaxhimin e transportit publik duke krijuar kështu një gjendje kaotike.

Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli dhe deputetja Eliza Hoxha thanë se Prishtinës ende i mungon një model i avancuar i organizimit të transportit publik dhe trafikut urban, kjo si shkak i investimeve jo të duhura në infrastrukturë.

#PDKPrishtinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat