Selimi: Studentëtë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë

Aktuale

Selimi: Studentëtë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë

Nga: A.Z Më: 26 tetor 2020 Në ora: 12:16
foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që vijnë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë.

Ai më tej ka shtuar se kjo është vetëm njëra nga mbështetjet e bashkëkombësve që jetojnë në Serbi.

Postimi i plotë:

Që nga fillimi i muajit nëntor krejt këta studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që vijnë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo është vetëm njëra nga përmbushjet e zotimeve tona për mbështetjen e bashkëkombësve tanë që jetojnë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat