Osmani thirrje institucioneve: Investimi në shëndetësi s’është harxhim

Aktuale

Osmani thirrje institucioneve: Investimi në shëndetësi s’është harxhim

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:53
foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka mbajtur tryezë me përfaqësues të institucioneve të vendit, organizatave që merren me përkrahjen e grave me kancer të gjirit, si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit.

Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani tha se shifrat e të prekurve me kancer në botë janë alarmante, prandaj edhe duhet që të punohet e përgjegjësi në ngritjen e kapaciteteve profesionale e diagnostifikuese.

Aoo më tej ka shtuar se investimi në shëndetësi s’është harxhim.

“Ne jemi këtu për t’i kujtuar gratë që na lanë, fitoret e grave që e kaluan këtë sëmundje. Këto gra po bëjmë ndryshimin e vërtetë”.

“Kjo më parë konsiderohej vetëm temë familjare dhe mbetej në heshtje, por më s’duhet të mbetet e tillë. Shifrat e të prekurave janë alarmante në nivel botëror. Kjo problematikë s’njeh asnjë indikator. Është jetike që gratë dhe vajzat të vetëdijesohen për rreziqet”.

“Në çdo minutë vdes një grua nga kanceri i gjirit në botë. Institucionet kanë përgjegjësi të punojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale e diagnostifikuese. Investimi në shëndetësi nuk është harxhim”.

Kryetarja e komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, tha se vendi ka shënuar progres sa i përket zbulimit të hershëm të kancerit.

Ajo ka bërë të ditur se kanë iniciuar debat parlamentar në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se do të propozojnë edhe rezolutë.

“Kosova ka shënuar traditë që të shënoj rritje të vetëdijesimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”.

“Falënderoj organizata dhe institucionet në punën e tyre ndaj këtyre grave. Si kryetare e komisionit për Shëndetësi deklaroj se jam e vetëdijshme mbi nevojat dhe kërkesat që duhet përmbushur”.

“Ne kemi iniciuar nismën për debat parlamentar. Ku kjo ka ardhur si pasojë në mungesës së personelit, mjeteve dhe psikologëve. Këto do të janë pjesë e rezolutës që do kërkoj pas debatit parlamentar. Bëjë thirrje për përgjegjësi shoqërore e politike për këto gra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat