Pas përplasjes mes Tërmkollit me Gashin, flet njeriu i afërt i Agim Veliut: Jep një detaj shokues!

Aktuale

Pas përplasjes mes Tërmkollit me Gashin, flet njeriu i afërt i Agim Veliut: Jep një detaj shokues!

Nga: N. H Më: 30 tetor 2020 Në ora: 20:23
Agim Veliu dhe Bajram Gecaj

Mbrëmë ka eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.

Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Lëvizjen Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Dhe në këtë moment ka reaguar Tërmkolli duke i thënë Gashi se ai e kupton vetëm fjalën serbe “çuti” që do të thotë hesht.

“Çuti, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i ka thënë Tërmkolli, Gashit.

Pas kësaj, avokati Gashi i është drejtuar zonjës Tërmkolli me “Zoti Tërmkolli”. “Ani Zoti Tërmkolli”, tha ai, ndërsa Tërmkolli më nuk vazhdojë të fliste.

Lidhur me këtë përplasje, ka folur edhe shefi i stafit të kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Geca.

Ai në një postim të tij në Facebook ka dhënë një element shokues pasi kishte refuzuar të merrte pjesë në debate të tilla.

Gecaj shkruan se kur ka refuzuar që të merrte pjesë në debate, me individë të pacivilizuar, përfaqësues të medieve i kanë thënë se opinionit u pëlqejnë konfliktet banale.

Ja shkrimi i Gecajt:

Kur kam refuzuar të paraqitem në debate me individë të pacivilizuar, përfaqësues nga mediat më thonin se opinionit u pëlqejnë konfliktet banale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat