Kosova mbështet Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, Kuçi nënshkruan dy memorandume

Aktuale

Kosova mbështet Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, Kuçi nënshkruan dy memorandume

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 14:49
Blerim Kuçi ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që këtë vit u mbajt në Tiranë, nisëm e cila realizohet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit Shumëvjeçar të Veprimit të Zonës Rajonale Ekonomike.

Samiti u hap nga komisionarët e Bashkimit Evropianë, Thierry Bretton dhe Mariya Gabriel, sekretarja e përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë samit përveç fjalimeve të ministrave, janë nënshkruar edhe dy memorandume mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor:

-Memorandum i Mirëkuptimit për Udhërrëfyesin e 5G për Transformimin Digjital në Rajonin e Ballkanit Perëndimor; dhe

-Memorandum i Mirëkuptimit për Interoperabilitetin dhe Shërbimet e Besimit Rajonal në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Blerim Kuçi mbajti fjalën e tij në këtë samit, duke potencuar punët që po bën Qeveria e Kosovës për të qëndruar në hap me botën teknologjike në aspektin e infrastrukturës dhe hapësirës së krijuar nga institucionet.

“Ne e mbështesim Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe duke shfrytëzuar momentin e imponuar nga kriza e Covid-19, mendojmë që bashkërisht mund të gjejmë zgjidhje që nëpërmjet TIK-ut të tejkalohen elementet e caktuara të krizës, që njëkohësisht do të kenë ndikim në transformimin digjital”, tha ndër të tjera ministri Kuçi.

Ajo që Kosova realisht ka arritur në këtë sektor dhe që ministri Kuçi i prezantoi para homologëve rajonalë dhe komisionerëve evropianë janë: mbulimi deri në fund të vitit 2020 të të gjitha zonave të bardha me fibër optik, krijimi i Zyrës së Kompetencës për Broadband, Rrjetin Nacional për Hulumtim dhe Edukim, që do të integrohet në rrjetin Pan-Evropian GÉANT, Atllasin elektronik brezgjerë për infrastrukturën, shërbimet dhe investimet në rrjetet e komunikimeve elektronike, avancim në 5G dhe memorandumet e nënshkruara për autostradën 5G, krijimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale në Prishtinë dhe Qendrën e Ekselencës Digjitale në Prizren.

Në margjina të takimit, ministri Kuçi shfrytëzoi rastin të takohet edhe me delegacionet e vendeve fqinje, duke folur për bashkëpunimet bilaterale dhe shkëmbimin e përvojave të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat