Kuçi: Qeveria jonë t’i kërkojë falje Krasniqit dhe familjes së tij

Aktuale

Kuçi: Qeveria jonë t’i kërkojë falje Krasniqit dhe familjes së tij

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 10:18
Blerim Kuçi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës tha se duhet kërkuar falje Jakup Krasniqit dhe familjes së tij për trajtimin qe i është bërë dy ditë më parë, me bastisje nga EULEX, ku siç e quajti ai trajtim jo i dinjitetshëm.

“Qeveria jonë t’i kërkojë falje Krasniqit dhe familjes së tij për këtë trajtim të jo dinjitetshëm. Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë të ketë rol më aktiv që raste të tilla mos të ndodhin. Kjo ka të bëjë edhe me sigurinë por për mua ka të bëjë me trajtimin e jo dinjitetshëm të vlerave të historisë”, tha Kuçi në mbledhjen e ekzekutivit qe po mbahet pas zhvillimeve të fundit nga hetuesit e Speciales në bashkëpunim me EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat