Foto e rrallë e Hashim Thaçit në Zvicër pasi kishte nisur studimet master në Cyrih

Aktuale

Foto e rrallë e Hashim Thaçit në Zvicër pasi kishte nisur studimet master në Cyrih

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 22:42
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit ditë më parë iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale, do të përballet me akuzat për krime lufte.

Ai tani gjendet në Hagë, ku të hënën do të dalë në seancën e parë gjyqësore.

Por, këshilltari i tij, Ismail Syla, ka publikuar një fotografi të Thaçit të para 24 viteve në Zvicër, kur kishte nisur studimet për mastër në Universitetin e Cyrihut.

“Saint Gallen, Zvicër, 1996, Historiani Hashim Thaçi pajiset me certifikatën e gjuhës gjermane. Pastaj vijon studimet për master në Zürich”, ka shkruar Syla në rrjetin social Facebook.

Thaçi para nisjes për në Hagë, dha dorëheqje nga posti i presidentit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat