Rudari: Nëse nuk përkeqësohet situata, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen

Aktuale

Rudari: Nëse nuk përkeqësohet situata, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 00:29
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se ai është i gatshëm të garojë në këto zgjedhje, mirëpo i mbetet institucioneve shëndetësore të japin vlerësimin se duhet mbajtur.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duhet ta vlerësojë gjendjen dhe në rast se situata me COVID-19 nuk vjen duke u përkeqësuar, zgjedhjen do të mbahen.

“Nëse situata përkeqësohet dhe do ta kemi vështirë ta menaxhojmë, atëherë është në vendim të institucioneve përkatëse, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së që do të japin vlerësimin profesional lidhur me zgjedhjet dhe mundësinë e përhapjes e COVID-19. Ne jemi të gatshëm si subjekt politik dhe unë jam i gatshëm si kandidat qysh nesër të hyjmë në zgjedhje, nuk e kam atë problem, por gjithnjë shëndeti i qytetarit duhet të jetë prioritet kryesor i gjithë neve”, ka thënë ai.

Rudari ka shtuar nuk kanë biseduar me KQZ-në apo institucionet shëndetësore për lejimin apo jo e mbajtjes së zgjedhjeve në Podujevë.

“Ne si subjekt dhe si kandidat nuk e kemi diskutuar me IKSHPK-në sepse është në vendimin e tyre që ta vlerësojnë gjendjen në Komunën e Podujevës”, ka shtuar ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar 29 nëntorin si datë kur pritet të mbahen zgjedhjet në Komunën e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat