Rukiqi: Propozimi për qeverinë, të ndihmohen të gjitha kompanitë që kanë rënie të qarkullimit për 20%

Aktuale

Rukiqi: Propozimi për qeverinë, të ndihmohen të gjitha kompanitë që kanë rënie të qarkullimit për 20%

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 00:58
Berat Rukiqi

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se i di mundësitë buxhetore të qeverisë, por ajo duhet të gjejë mënyra për të ndihmuar bizneset që janë prekur nga pandemia.

Rukiqi ka thënë se kryeministrit Hoti, i është dorëzuar një propozim se si dhe cilat biznese të ndihmohen.

“Ne i dimë mundësitë buxhetore, por duhet të gjendet mënyra që me një shumë e caktuar që mbulon një pjesë të pagave të punëtorëve, një pjesë të qirave dhe një pjesë të obligimeve tjera, shpenzimeve të ndryshme operative, të ndihmohen të gjitha kompanitë që kanë rënie të qarkullimit për 20 për qind”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka thënë se ky propozim i është të hënën Hotit.

Rukiqi tha se sot ka pasur edhe një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore, dhe ai sipas tij, ka shprehur shqetësimin e destabilizimit të sistemit financiar nga një mbyllje tjetër e paralajmëruar shkaku u COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat