Faqja e PDK-së, “Liria ka Emër” ka fyer qytetarët e Kosovës duke i quajtur të varfër metal.
Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, përvec qytetarëve ata kanë fyer edhe mediat.
“Varfëria mentale dhe mediale në Kosovë ka emër e mbiemër”, thuhet në statusin e tyre.
Faqja “LIRIA KA EMËR” është nismë e PDK-së e cila u formua menjëherë pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish Presidentit, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit, nga Gjykata Speciale.
Pjesë e këtij grupit është edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.