Juristi flet për pretendimet e Gjykatës Speciale, thotë do të ketë ndjekje të individëve pasi s’ka zinxhir komandues

Aktuale

Juristi flet për pretendimet e Gjykatës Speciale, thotë do të ketë ndjekje të individëve pasi s’ka zinxhir komandues

Nga: N.Sh Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 14:53
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, i ka komentuar pretendimet e Gjykatës Speciale.

Burjani përmes një postimi në Facebook, thotë se, Specialja po pretendon se ka pasur zinxhir komandues, kurse avokatët thonë se s’ka pasur.

E pas kësaj, ai thotë se, pasi nuk ka pasur zinxhir komandues do të se ka lirim të akuzuarve të shumtë, por do të ketë ndjekje për individ.

Postimi i plotë:

Prokuroria e Dhomës së Specializuar në Hagë ndaj të akuzuarve pretendon se ka prova, se ka pas zinxhir komandues, avokatet thonë se s’ka zinxhir dhe se lufta ishte bërë për mbrojtje të shtëpive dhe civilëve nga Serbia. Po përsëritet ajo cfarë ndodhi në Tribunalin për Ish-Jugosllavi në rastet e mëhershme, pra s’ka zinxhir komandues kjo do të thotë lirimi i të akuzuarve të shumtë por ndjekje për individ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat