Zbulohet letra e kandidatit për president të Kosovës drejtuar partive: Ja pse dua të bëhem president

Aktuale

Zbulohet letra e kandidatit për president të Kosovës drejtuar partive: Ja pse dua të bëhem president

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:06
Nehat Idrizi

Njëri nga kanditatët potencial apolitik dhe konsensual për president të Kosovës ka shpallur kandidaturën. Është ky ish-kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, gjyqtari, profesori e doktori i shkencave juridike Nehat Idrizi.

Ai për kandidaturën e tij i ka njoftuar zyrtarisht edhe thuajse të gjitha subjektet politike, pos AAK-së, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nëpërmjet një shkrese.  

E për këtë kandidaturë apolitike e konsensuale  janë të njoftuar tashmë edhe ambasada të cilat janë në vendin tonë e disa nga të cilat i janë përkrahje zgjedhjes së një presidenti apolitik e konsensual, posaqërisht nga Ambasada Amerikane.

Por mësohet se shpallja e kandidaturës nga Nehat Idrizi, si duket nuk është pritur mirë nga disa nga përfaqësuesit e subjekteve politike. 

Syri ka siguar njërën nga letrat  të cilat i janë dërguar subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Në letrën e kandidatit për president Nehat Idrizi, thuhet:

Uroj që kjo letër t'iu gjejë mirë në rrethanat mbizotruese nëpër të cilat po kalojmë me pandeminë.

Dëshiroj të ju informoj për kandidaturën time për president të Republikës së Kosovës. Si një kandidat apolitik, kërkoj mbështetjen tuaj dhe të subjektit tuaj politik për kandidaturën time.

Unë besoj thellë që Kosovës i duhet një president apolitik dhe konsensual. Unë ju garantoj që do të punojmë së bashku për të arritur objektivat shtetërore.

Në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Unë synoj që t'iu ofrojmë funksionimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, paanshmërinë politike në vnedimarrje dhe forcimin e plotë të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Këto objektiva synoj t'i arrijmë duke punuar ngushtë me të gjithë akterët politikë në Republikën e Kosovës. 

Përvoja si gjykatës, profesor dhe kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, dëshmon gatishmërinë time për marrjen e një përgjegjësie të tillë.

Për kandidaturën time, janë njoftuar të gjitha subjektet politike në Kosovë. Për t'u njoftuar me vizionin dhe planin tim gjatë mandatit pesë vjeçar, ne mund të takohemi ditëve në vijim.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat