Pyetja nga gjyqtarja e Kushtetueses që e vuri në vështirësi përfaqësuesin e VV-së

Aktuale

Pyetja nga gjyqtarja e Kushtetueses që e vuri në vështirësi përfaqësuesin e VV-së

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:30
Blerim Sallahu

Po vazhdon seanca në Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti.

Përfaqësuesi ligjor i VV-së, Blerim Sallahu është vënë në vështirësi nga një pyetje e bërë nga njëra prej anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit ka pyetur Sallahun, duke i thënë se nëse mandati i Etem Arifit ishte i pavleshëm atëherë Kuvendi ishte me 119 të tilla të vleshme.

Në një situatë të tillë, anëtarja e Kushtetueses ka pyetur se a ka paraqitur shumicë numri prej 60 votave për qeverinë, kur nëse të vleshme ishin 119 mandate, kur matematikisht i bie që qëndron.

Një pyetjeje të tillë i është përgjigjur në formë gjysmake Sallahu, duke thënë se pala që përfaqëson ai është e bindur  se vota për qeverinë e Arifit ka qenë e pavleshme, mirëpo se a ishte mandati i vleshëm, kjo është çështje e Kushtetueses ta vendos.

Për këtë çështje ka folur edhe Artan Murati, përfaqësues i Kuvendit të Kosovës, konkretisht kryetares Vjosa Osmani, duke thënë se bazuar në praktika, 60 plus një vota duhen që qeveria të kalojë në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat