OVL e UÇPMB-së kritikon takimin e Haradinajt dhe Cakajt me politikanët e Preshevës

Aktuale

OVL e UÇPMB-së kritikon takimin e Haradinajt dhe Cakajt me politikanët e Preshevës

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:20
Foto gjatë takimit

Organizata e Veteranëve luftës së UÇPMB’së ka reaguar lidhur me takimin e sotëm që patën liderët politikë të Luginës së Preshevës me ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn.

Përmes një shkrimi në facebook, Organizata për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇPMB’së ka thënë se “Lugina e Preshevës nuk është politikë e jashtme as e Shqipërisë as e Kosovës”.

Sipas reagimit, kjo organizatë thotë se cështja e Luginës së Preshevës është cështje e brendshme e të dyja shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Takimin e sotëm të mbajtur në Prishtinë, kjo organizatë e cilësoi si veprim për t’i siguruar disa poena politikë.

Madje, në reagim thuhet se i vetmi person që i ka ndihmuar Luginës së Preshevës me punë e pa fjalë është ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Reagimi i plotë

Lugina e Preshevës nuk është politik e jashtme

Lugina e Preshevës nuk është politikë e jashtme as e Shqipërisë e as e Kosovës por është çështje e brendshme e të dyja shteteve. Defilimi për disa marrëveshje e disa prej liderëve të luginës për ti siguruar poena politik me afat skadimi nuk paraqet unitetin shqiptar. I vetmi që heshturazi me punë e pa fjalë i ka ndihmuar Luginës është Ministri Selimi. Ndihma e tij si shef stafi i Kryeministrit Haradinaj, vizita e tij historike në Preshevë, sistemimi i praktikantëve te Bujanovcit, ndryshimi i Ligjit që Lugina të mund të kryejë provimin e jurisprudencës, bashkimi i faktorit të UÇPMB-së në mbrojtje te vlerave të luftës, ndihma financiare për degën e gjykatës janë ndihma reale të mbijetesës Shqiptare. Lugina nuk është temë për një grusht votash por është jetike për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat