Kryeziu i PDK-së fajëson bashkëpartiakët se heshtën ndaj akuzave të Gecit

Aktuale

Kryeziu i PDK-së fajëson bashkëpartiakët se heshtën ndaj akuzave të Gecit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 00:06
Kadri Veseli dhe Nijazi Kryeziu

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Nijazi Kryeziu, njëherit ish-këshilltar i Kadri Veselit, po fajëson bashkëpartiakët për heshtje karshi akuzave që sot bëri deputetja e LDK-së, Marigona Geci për vrasjet e pasluftës.

Kryeziu thotë se e gjithë ajo çfarë sot e tha Geci, është skenar i përgatitur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, formë të cilën e përdorin kur gjenden në vështirësi identiteti.

”Ditët e fundit LDK prapë e ka kthyer këngën e vjetër – atë të akuzave dhe të viktimizimit në emër të vrasjeve të pasluftës të cilat gjithmonë përdoren nga Lidhja Demokratike në momentet kur ajo ka krizë të identitetit, dhe kur ka humbje siç qe rasti i humbjes në Podujevë”.

”Mua më ka shqetësuar heshtja e Grupit Parlamentar të PDK-së. Madje kam informata që disa deputetë të PDK-së, kanë qenë edhe të revoltuar përbrenda grupit sepse është dashur të bëhet një reagim”.

”Në Hagë nuk po gjykohen individë, por po gjykohen pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo nuk i bënë kjo mirë Kosovës, ose është koha që LDK të vendos komplet si strukturë të shkojë vet e të dëshmojë dhe ta marrë përgjegjësinë”.

”PDK-së i ka munguar debati i brendshëm në këtë çështje, dhe mendoj që kanë gabuar shefi i Grupit Parlamentar dhe të gjithë deputetët”.

Ai shqetësimin e tij e ndërlidh me disa informata ku pohon se deputetët e PDK-së, mund të jenë shantazhuar.

”Sot nuk e di, por më ka ngjarë Grupi Parlamentar i PDK-së, si të ishin të shantazhuar nga dikush. Dhe mendoj që nuk na ka hije ne si PDK, kjo heshtje. Është dashur të flas dikush nga Grupi Parlamentar i PDK-së. Ose pas seancës dikush të dalë me një konferencë”.

”Ky skenar është tepër i vjetëruar dhe nuk i bënë hajr LDK-së, dhe nuk mund të struket pas humbjeve të një pas njëshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat