Joseph: Partneriteti i BE-së me ShBA i rëndësishëm për raportet mes Beogradit edhe Prishtinës

Aktuale

Joseph: Partneriteti i BE-së me ShBA i rëndësishëm për raportet mes Beogradit edhe Prishtinës

Nga: F. B. Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:57
Edward Joseph

“Evropa për Ballkanin ka ofruar perspektivën evropiane” , prandaj partneriteti i fuqishëm edhe efikas  qoftë lidhur me Ballkanin apo çështjet tjera është shumë me rëndësi, ka thënë profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Edward Joseph lidhur me strategjinë e agjendës trans-atlantike mes BE edhe ShBA, shkruan “telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Ky propozim duhet përcaktojë parimet e ardhshme mes dy palëve, tha ai për “Zërin e Amerikës”, veçanërisht vend në agjendë zë dialogu që tash e një dekadë udhëhiqet me ndërmjetësim të BE-së.

Partneriteti dhe koordinimi i afërm është posaçërisht me rëndësi për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit që ndërmjetësohet nga BE, që ka ofruar perspektivë për të gjithë Ballkanin. Duhet të gjithë të mbështesin pajtimin dhe përmirësimin e sundimit të ligjit e reformat”, thuhet në strategji, shkruan VOA.

Angazhimi amerikan në këtë proces sipas VOA po komentohet se marrëveshja gjithëpërfshirëse mund të i shtohet edhe çështja territoriale, përkatësisht të dy palët mund të shkëmbejnë territore me mjedise të banuara me serb edhe shqiptare.

Joseph vlerëson se faktorët që duan që ShBA edhe BE të rregullojnë gjërat nw demokraci e jo në stabilo-kraci paralajmërojnë bashkëpunim intensiv që është shenjë e mirë.

Ai nënvizon se pikërisht për këtë shkak në Bruksel edhe qendrat evropiane i japin rëndësi të madhe qëndrimit se Ballkanit i jepet perspektiva evropiane.

“Këtë muaj Bw do përballet me bllokimin bullgar ndaj Maqedonisë dhe nuk mund të flitet për perspektivën, nëse një vend i imponon tjetrit ndryshim identiteti, kur dihet se në mars BE ka dhënë dritën jeshile për bisedime me Maqedoninë”, thonë nga Joseph.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat