​Qeveria miraton Projektligjin për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës

Aktuale

​Qeveria miraton Projektligjin për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
​Qeveria miraton Projektligjin për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rithemelimin Lotarisë se Kosovës.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se projektligji parasheh rithemelimin e Lotarisë qe parashihet të jetë sukses juridik i ish subjektit Lotarisë së Kosovës.

“Një sqarim, ky ligj nuk rihap lojërat e fatit, por rithemelon Lotarinë e Kosovës që ka të drejtë të organizojë dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant. Nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve vetëm po e rihapim Lotarinë e Kosovës që 62 punëtorë kanë ngelur pa punë dhe në mënyrë automatike do te punësohen”, tha Bajrami në mbledhjen e Qeverisë.

Gjithashtu në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e grupit punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjate luftës në Kosovë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se themelimi i këtij instituti është prej prioriteteve të tij.

“Grupi punues do të ketë përgjegjësinë e analizës për themelimin e institutit, ministrisë do t’i paraqet analizën. Themelimi i një mekanizmi për këtë çështje është prej prioriteteve te mija si ministër, dhe Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Ekzekutivi ka vendosur sot edhe për ndarjen e 203 mijë eurove për Shoqatën e Familjeve të Dëshmoreve të Luftës së UÇK-se, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-se dhe Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës se Republikës se Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat