Gërxhaliu: Në pranverë do të dimë origjinën e mbetjeve të identifikuara në Kizhevak

Aktuale

Gërxhaliu: Në pranverë do të dimë origjinën e mbetjeve të identifikuara në Kizhevak

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 00:17
Arsim Gërxhaliu

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se në pranverë do të mund të dihet origjina e mbetjeve të identifikuara në Kizhevak.

Ai ka thënë se nga gërmimet e deritashme tre deri në katër persona janë tërhequr dhe është duke u punuar në këtë rast.

“Deri në pranverë do të dërgohen nga pala serbe në komitetin ndërkombëtarë për persona të pagjetur. Neve do t’i kemi identifikimet e para, para se t’i qasemi punës në pranverë kështu edhe do ta dimë saktësinë e lokacionit se prej nga vijnë”, ka thënë ai në Interaktiv.

Gërxhaliu tutje ka shtuar se për identifikimin e personave, procedura zgjatë deri në dy muaj, varësisht prej ngarkesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat