Shqiptohen 889 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Aktuale

Shqiptohen 889 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 10:16
Ilustrim

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antioCOVID-19 të vendosura nga institucionet e vendit.

Vetëm gjatë një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 889 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë që në raportin 24 orësh të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), është raportuar për 761 të shëruar dhe 562 raste me COVID-19.

Ndërsa, 13 persona kanë humbur betejën e me COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat