​Obiliqi ndan 100 euro për çdo të infektuar me COVID-19

Aktuale

​Obiliqi ndan 100 euro për çdo të infektuar me COVID-19

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:56
Xhafer Gashi

Komuna e Obiliqit do të ndaj nga 100 euro për çdo person të infektuar me COVID-19. Ndërsa familjarëve të atyre që kanë humbur betejën me COVID-19 do t’iu ndahen nga 300 euro.

Kështu u vendos në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Komunës së Obiliqit, njofton kreu i kësaj komune, Xhafer Gashi.

“Sot, mbajtëm seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e banorëve të prekur nga Covid-19, në qytetin e Obiliqit. Duke parë, situatën dhe rrjedhën e jetës që ka ndryshuar kjo pandemi, me 18 vota për dhe dy kundër, asambleja komunale, ka aprovuar vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve, ku për çdo qytetarë të prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300€, ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e kryetarit.

Nga komuna kanë treguar edhe për mënyrën e aplikimit.

“Për formën dhe mënyrë e aplikimit, ekipet e shtabit emergjent, do të i njoftojnë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike. Me këtë rast, falënderoj asambleistët e kuvendit, për përkrahjen e këtij vendimi, i cili do të shërbejë si përkrahje për të gjithë qytetarë, që sadopak të kompensohen shpenzimet e bëra gjatë trajtimeve mjekësore të virusit Covid-19. Ritheksoj se, sfida me këtë pandemi është e përbashkët dhe se institucionet do jenë përherë pranë qytetarëve”, ka njoftuar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat