Berisha: Nuk dihet çka ka me përfitu punëtori nga Ligji i Rimëkëmbjes!

Aktuale

Berisha: Nuk dihet çka ka me përfitu punëtori nga Ligji i Rimëkëmbjes!

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:37
Brikena Berisha

Brikena Berisha, Menaxhere e Projekteve në Inciativën Kosovare për Stabilitet (IKS), vlerëson se punëtorët janë ndihmuar pak nga shteti, derisa shpreh dyshime se janë krijuar kushte edhe për keqpërdorim të parasë publike gjatë Pandemisë.

“Diku 9 muaj pas fillimit të Pandemisë kemi një Ligj për Rimëkëmbje. Kemi shfrytëzu amandamentim të ligjeve. Disa edhe të panevojshme. Mbyllja, sidomos në periudhen prej qershori nuk ka ardhur në konform me masat, kështu që të gjitha masat kanë me qenë fitim në mënyrë retroaktive. Shumica e ndihmave nga qeveria u destinohet bizneseve, kemi paqartësi, nuk dihet ç’ka ka me përfitu punëtori. P.sh. e kemi lirimin në tatim, deri tash kompanitë nuk i kanë paguar punëtorët për shkak të tatimit. Ka paqartësi, çfarë rregulli ka ba qeveria që me i shpërnda paratë tek punëtorët, kështu që duhet të sigurohet qeveria që paratë të shkojnë tek punëtori. Ti i ke shpërnda 200 milionë euro, por nuk e di si kanë me shku tek punëtori”, theksoi Berisha.

Tutje ajo vlerëson se ndërrimi i qeverive është përcjell me mosvazhim të masave.

“Ndërrimi i qeverisë, është përcjell me mos vazhdim të masave. Prej muajit korrik deri në muajn shtator janë 9 mijë punëtorë të rinjë në Trustin pensional të regjistruar  për shkak të formalizimit të tyre. Tani me amandamentimin e Ligjeve, kemi që ata që kanë mbetur pa punë ti marrin nga 300 euro. Tani, a mund të ndodh që bizneset t’ia ndërprejnë punën punëtorëve në shtator, për t’i përfituar nga 300 euro dhe për t’i detyruar të punojnë sërish. Këto masa a janë si kundëreaksion i qeverisë së kalar” theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat