Pasi pësoi sulm në kokë, përmirësohet gjendja e Prof. Krasniqit

Aktuale

Pasi pësoi sulm në kokë, përmirësohet gjendja e Prof. Krasniqit

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 11:31
Prof. Dr. Salih Krasniqi

Prof. Dr. Salih Krasniqi kaloi një sprovë të vështirë. 

Duke ligjëruar online, Prof. Krasniqi pësoi sulm në kokë, me ç’rast u deshtë shtrimi në ambientet spitalore dhe trajtimi nga kolegët.

Krasniqi ka njoftuar se gjendja e tij tanimë është stabile.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq dhe dashamirë ju faleminderit shumë për kujdesin dhe urimet e sinqerta për shëndetin. Kam përjetuar një sulm në kokë ditën e Martë rreth orës 4 pasdite sa isha duke ligjëruar online.

Fal Zotit, familjes dhe personelit mjekësor tani jam në gjendje stabile shëndetësore.

Edhe një herë ju faleminderit për urimet, ma keni lehtësuar shumë dhimbjen.

Image
Prof. Dr. Salih Krasniqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat