Bulliqi në aksion, përdorë “sakicën” ndaj drejtorëve të emëruar nga Rudari i LDK-së, i shkarkon!

Aktuale

Bulliqi në aksion, përdorë “sakicën” ndaj drejtorëve të emëruar nga Rudari i LDK-së, i shkarkon!

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Bulliqi

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari pasi kishte humbur zgjedhjet, kishte emëruar disa drejtorë në shkolla të kësaj komune.

Fituesi i zgjedhjeve të 29 nëntorit në Podujevë, Shpejtim Bulliqi nga radhët e LVV-së, nuk ka humbur kohë dhe i ka shkarkuar këta drejtorë.

Media ka arritur të siguroj vendimin që Bulliqi e ka marrë për shkarkimin e tyre.

“Anulohen të gjitha vendimet e datës 01.12.2020 lidhur me emërimet e drejtorëve, zëvendës-drejtorëve në shkollat fillore, të mesme të ulëta, të mesme të larta si dhe aktet tjera të nxjerra sipas konkursit të Drejtorisë së Arsimit nr 05-306, datë 22.07.2020”, thuhet në nenin e parë të vendimit.

Ndryshe, Bulliqi gjatë fushatës me Albin Kurtin, kishte paralajmëruar ndëshkim ndaj atyre që s’punojnë, madje duke përdorur metaforë se” do t’i rrahë me bishtë sakice”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat