Urimi prekës nga kampi i azilit në Francë i ish ushtarit të UÇK-së për ditëlindjen e vajzës së tij

Aktuale

Urimi prekës nga kampi i azilit në Francë i ish ushtarit të UÇK-së për ditëlindjen e vajzës së tij

Nga: D.RR Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
UÇK

Ish ushtari i UÇK-së, e gjithashtu edhe pjesëtar i TMK-së e FSK-së, Imer Maçastena nga Podujeva, ka shkruar një urim emocional drejtuar vajzës së tij në rastin e ditëlindjes së saj.

Maçastena detyrimisht ka marrë rrugën për në Francë, pasi kishte komplikime të shëndetit për shkak të luftës, e ai thotë se shteti i tij për të cilin luftoi, nuk ia siguroi shërbimet shëndetësore.

Duke uruar vajzën e tij, ai në fund kërkon falje që nuk mund të jetë pranë saj.

Letra e plotë e tij:

***** VAJZA IME E DASHUR *****

ME EMOCIONE PO TĚ SHKTUAJI

-- Sot e ke ditlindjen e dhjet, ishe gzimi më I

madh në familjen tonë.

-- I mbushe dhjet vite, dhe nuk tě pashë duke

u rritur, gjatë ktyre viteve.

-- Kjo ma pamundësoji për shkak tě shendetit

tim, që e lash gjat luftës.

-- Unë isha nji ushtar lirije, UÇK, TMK, FSK,

-- Pa dashje u detyrova tě jau kthej shpinen,

e tě marr rrugen e mërgimit, për sherim,

sepse instucionet e Kosoves, nuk u muaren,

fare me mua, edhe șë isha pjestar I FSK .

-- Ju kerkoji falje që ika nga vendlindja, por jo

nga deshira.

-- Bija I'me un nuk e pata luksin, e politikanve,

Komandantve tě Kosoves, për tě paguar,

sherimin, me pare të gjatëshme,

-- Por u detyrova tě kerkoji (AZIL) për të filluar

trajtimin mjeksor.

-- Ku sherimi I'm shtetit të Kosoves, do ti,

kushtonte, sa nji pik uji ta hidhësh në

deti.

-- Bija ime, hera e par që po e shkruaj realitetin,

pasi mbrrina në shtetin për të cinin isha

përcaktuar, u detyrova tě lajmrohem si

(AZILANT) ashtu ishin procedurat, sepse

ndryshe mbetësha në rrugë.

-- Më derguan në nji komp tě përqendrimit,

ku në at komp, ishte klasa ma e ult e

njerzimit, hajna, drogagji, pijaneca, mafijoza

ku jetojshin, hangshin, dhe flejshin, bashk me

qenë, ku edhe un për disa jav u bera pjes e

tyre.

-- Shpirti I babes kjo ishte nji pjes e jetës time.

-- Andaj I lutem Zotit, kët mos ta perjetoji, jo

Ushtari I liris, por as armiku.

-- Andaj bija ime, në pa mundërdsi, përqafimi,

nga lart, Franca ta uroji ditlindjen e dhjet,

Fati, lumturija, șhëndeti tě përcjellshin qdo

hap tě jetës suaj.

-- Me respekt nga Babi juaj, të dua shummm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat