Sejdiu: Pako për rimëkëmbje duhen edhe në të ardhmen, digjitalizimi është resursi që duhet ta kapitalizojë Kosova

Aktuale

Sejdiu: Pako për rimëkëmbje duhen edhe në të ardhmen, digjitalizimi është resursi që duhet ta kapitalizojë Kosova

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:27
Dardan Sejdiu

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se digjitalizimi dhe bota digjitale është resursi të cilin duhet ta kapitalizojë Kosova.

Sipas tij, digjitalizimi është e ardhmja, duke shtuar se pakot për rimëkëmbje duhet të jenë edhe në të ardhmen.

“20 vitet e fundit kanë qenë vite ku ndryshimi i pronësisë, pra privatizimi, ka definu politikat zhvillimore! Këtij koncepti për zhvillim, i është bashkangjitur edhe ideja që me taksa të ulëta e treg të hapur si “domosdoshmëri” tërhiqen investimet private (nga jashtë ishte parulla) që ngrisin produktivitetin. Taksat e ulëta e tregu komplet i hapur ishin “joshja” për ata që kishin blerë ose mendonin ta blinin pronën publike! Zhvillimi s’ka ndodhur! Paradigma e re që na duhet është në botën e ekonomisë digjitale, meqë burimet tona natyrore, kur ka pas edhe logjikë ekonomike e financiare, por edhe kur bota ka qenë analoge, nuk kemi pas njohuri e vullnet me i eksploatu! Tash është vonë”, shkruan Sejdiu.

Ai tha se “është e qartë që ne nuk duhet ta bazojmë zhvillimin tonë në resurse të cilat do të jenë “outdated” pas 10 vitesh!”

Postimi i plotë

Kosoves i duhet ndryshim i paradigmes zhvillimore!

20 vitet e fundit kane qene vite ku ndryshimi i pronesise, pra privatizimi, ka definu politikat zhvillimore!

Ketij koncepti per zhvillim, i eshte bashkangjitur edhe idea qe me taksa te uleta e treg te hapur si “domosdoshmeri” terhiqen investimet private (nga jashte ishte parulla) qe ngrisin produktivitetin. Taksat e uleta e tregu komplet i hapur ishin “joshja” per ata qe kishin blere ose mendonin ta blenin pronen publike!

Zhvillimi s’ka ndodhur!

Paradigma e re qe na duhet eshte ne boten e ekonomise digjitale, meqe burimet tona natyrore, kur ka pas edhe logjike ekonomike e financiare, por edhe kur bota ka qene analoge, nuk kemi pas njohuri e vullnet me i eksploatu! Tash eshte vone!

Thene kete, eshte e qarte qe ne nuk duhet ta bazojme zhvillimin tone ne resurse te cilat do te jene “outdated” pas 10 vitesh!

Digjitalizimi dhe bota digjitale eshte resursi qe duhemi me kapitalizu!

Kjo eshte e ardhmja, kete duhet me e ndjek dhe me fitu!

Pakot per rimekembje duhet te jene edhe per te ardhmen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat