“Limaj dha urdhër për të më vrarë”, Vetëvendosje i reagon ashpër LDK-së pas deklaratës së Rudit

Aktuale

“Limaj dha urdhër për të më vrarë”, Vetëvendosje i reagon ashpër LDK-së pas deklaratës së Rudit

Nga: A.Zh Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:32
Fatmir Limaj, Fetah Rudi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fetah Rudi, ka akuzuar mbrëmë liderin e Nismës Socialdemokratike Fatmir Limjan, për urdhër dhënien e atentatit ndaj tij.

Rudi ka thënë se atij i kishte thënë Agim Zogaj se urdhrin për vrasje ia kishte dhënë Limaj.

“Agim Zogaj më ka thënë që urdhrin ma ka dhënë Fatmir Limaj por nuk të kam vrarë, pasi që e kam ditur çfarë ke bërë për UÇK-në. Ai më ka thënë se pasi që nuk e ka kryer punën, e ka rrezikuar jetën e tij, pasi që edhe atë kanë dashur ta vrasin”, ka thënë Rudi në Kanal10.

Duke komentuar këtë deklaratë të Rudit, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Zogiani, e ka quajtur “LDK-në parti të çuditshme”, përcjell Bota sot.

Zogiani ka thënë se LDK-ja është e rrezikshme për vendin, duke qenë se ishte në gjendje të bënte koalicion me Limajn, të cilin deputeti i LDK-së e akuzon për atentatin.

“Një parti si kjo është taksirate për vendin! LDK është një parti e çuditshme... Fetah Rudi ka bërë qeveri me Fatmir Limajn edhe pse e akuzon publikisht atë për përfshirje në atentatin ndaj tij.

Një subjekt i tillë politik është i rrezikshëm për vendin duke qenë se është në gjendje të bëjë gjithçka për interesa të ngushta”, ka shkruar në një postim në Facebook Avni Zogiani./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat