Tregim i doktorit që u infektua me COVID-19: Është virus që të sfidon, tenton ta rrëmbejë të ardhmen e të vras

Aktuale

Tregim i doktorit që u infektua me COVID-19: Është virus që të sfidon, tenton ta rrëmbejë të ardhmen e të vras

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Fahredin Veselaj

Specialisti i urologjisë, doktori Fahredin Veselaj ishte një nga të infektuarit me virusin COVID-19, që iu desh të marrë trajtim mjekësor në kuadër të Klinikës Infektive.

Pas një qëndrimit 23 ditorë në këtë klinikë, doktori Veselaj tha se ky virus nuk la pasoja vetëm brenda një individi por se kishte prekur e lodhur tërë familjen nga barra e shqetësimit dhe stresin mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Doktori në fjalë nuk kurseu as fjalët e mira për stafin shëndetësorë, ku theksoi se ata janë heronjtë e kësaj sfide me COVID-19.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Pas një beteje sfiduese me COVID-19, ju njoftoj se sot u lirova nga trajtimi 23 ditor në Klinikën Infektive në ShSKUK në Prishtinë në gjendje shumë të përmisuar shëndetësore dhe me test negativ për Covid 19.

Falënderimi i takon Zotit në rend të parë që më mundësoi tani të falënderoj mjekët në Klinikën Infektive Prof dr. Salih Ahmeti , Dr. Sci.Lindita Ajazaj – Berisha, Dr. Valbon Krasniqi, Dr. Murat Mehmeti, Dr. Blerta Haraqia, Prof. Shemsedin Dreshaj, Dr. Sci,Izet Sadiku , Dr, Veliu, Dr. Njomza, Dr. Hatixhe, dr . Edmondi…. dhe shumë tjerë , pastaj përsonelin e infermierëve ( Merigona, Fitimi, Hatixhja, Vlora, Feridi, Gezimi, Sara, Feta, Violeta, Shqipja……. ) të cilët me përkushtim, entuziazëm e profesionalizëm, arritën të menaxhojnë gjendjën time në situata shumë kritike kur gjendja ime ishte shumë kritike dhe me rrezik jete. Ata bënë këtë me shumë dashuri e profesionalizëm, përkushtim. Nuk u ndalën, nuk u lodhën, inkurajuan jo vetëm mua por të gjitha ata që patën fatin të jenë të shtrirë në Kl. Infektive.

Puna e profesionale e tyre ishte e koordinuar mire dhe funksiononte si Simfoni!

Në veçanti falënderoj ekipin e (Prof.dr.Salih Ahmeti, Dr. Sci. Lindita , Dr. Murati , dr. Blerta, dr . Dr. Veliu …. etj ), Dr.Shpejtim Thaqi , Musa Hoxha (pulmolog), Dr. Hamëz Selmani – (kardiolog) që në mënyrë të koordinuar bënë trajtimin tim dhe si dhe shumë e shumë kolegë nga QKUK dhe Fakulteti i Mjekësisë të cilët nuk kursyen asgjë që të për të mbrojtur jetën ime dhe për tu shëruar nga sëmundja COVID 19 !

Një falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK që kishte siguruar një furnizim të mirë me barrera dhe materiale shpenzuese gati 100% dhe ua mundësuan mjekëve dhe infermierëve realizimin pa vonesë të ofrimit të ndihmës mjekësorë për të gjithë pacientët!

Dua të falënderoj kolegët nga Klinika e Urologjisë në QKUK dhe Spitalin VITAHOSPITAL dhe ELITA + , kolegët nga fushat tjera te mjekësisë , familjën e gjërë, shokët e studimeve, miqtë e panumërt, kolegët anëkënd vendit e shumë të tjerë për kujdesin, mbështetjën , ndihmën, kurajon dhe motivimin. Bashkarisht ia dolëm.

Një falënderim të veçantë gjithashtu për Bashkëshortës time Fëllanza, që përkundër sëmundjës së saj me Covid 19 gjithëmon më qendroi pranë me ditë e netë të tëra! Pastaj djemt Fakoni e Dielloni të cilët më qëndruan pranë dhe nuk u ndanë për asnjë në çast!

COVID 19 është një vrasës që ekplodon brenda trupit, për aq sa mundesh me rezistua. Vetëm e kaluara me momente të bukura të mbanë në me shpresë për jetë duke të ndihmuar të luftosh për të mbijetuar. Covid 19 të tanishmën e ndal vetem në dëshirën për të mbijetuar pasi të sfidon shumë, ndësa të ardhmën tenton më ta rrënua, shkatërrua dhe mbyt !

Vjen si një xhyle topi që nuk të sulmon vetëm Ty të sulmon familjën!

Por qasja shumë profesiinale, e kujdeshme e koordinuar , me dashuri nga Prof dr. Salih Ahmeti ( sikur Zoti e ka dërguar në luftë kundër Covid 19 ) dhe e gjithë ekipa e mjekëve infermierëve por edhe e stafit teknik dhe mbështetës në Klinikën Infektive bënë mrekullirat dhe ua kthyen ëndrrat dhe më mbajtën në jetë mua dhe shumë e shumë pacientë cdo ditë.

Duke qenë vetë mjek specialist , por në spital 100 % pacient dhe nga pozicioni i pacientit të shtrirë në shtrat mbeta i mahnitur me përkushtimin e personelit infermieror të Klinikës Infektive me aq përkushtim, profesionalizëm, dashuri, vetëmohim , komunikim të mirë me pacient , raportim me kohë të mjekët kujdestarë. Vërtetë edhe ata punonin si misionar.

Në këtë mision përveq mjekëve dhe infermierëve ishin të përfshirë edhe punëtorët teknik, bocmenët, servuesit e ushqimit, punëtorët ndihmës dhe sigurimi që sakrifikojnë vetën dhe familjet vetëm e vetëm të ofrojnë ndihmë për pacientët me Covid 19.

Vërtetë e gjithë kjo strukturë nga Mjeku specialistë deri te punëtori ndihmës janë Herojt e luftës së sotme kundër Covid 19.

Duke qenë ish mjek i UÇK , më kujtonte luftën kur pas luftimeve na sjellnin të plagosurit vërehej një mobilizim i papapare. Ishte kohë lufte!

Dhe në Klinikën Infektive vërtet bëhet luftë kundër Covid 19.

Këtu tashmë egzistojnë protokolet e trajtimit të Covid 19, këtu është përvoja , këtu janë sukset besoj ndër më të mirat në Europë, Për këtë u binda gjatë qëndrimit tim gati një mujor për trajtim në Klinikën Infektive.

Virusi është vrasës!

Mbaj maskë, mbaj distancë fizike, dezinfektohu, Respekto vendimet e IKShPK!

Keni simtome konsultoni mjekun.

Jeni me PCR test pozitiv konsiltoni Infektologun.

Mos u vono në trajtim.

I juaji,

Fahredin Veselaj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat