Grajqevci: Çështja e personave të zhdukur është neglizhuar nga politika, BE dhe SHBA

Aktuale

Grajqevci: Çështja e personave të zhdukur është neglizhuar nga politika, BE dhe SHBA

Më: 24 prill 2024 Në ora: 00:17
Ahmet Grajqevci

Kryetar i Këshillit të Familjarëve të Pagjetur, Ahmet Grajqevci, thotë se çështja e personave të zhdukur është neglizhuar nga politika e Brendshme, e Jashtme, nga Bashkimi Evropian, dhe nga ShBA-të.

“Çështja e personave të zhdukur nga krimet është një çështje më e dhimbshme, një plagë që kullon dhe do të kullon deri në momentin që gjendet personi i fundit”, tha ai.

“Çështja e personave të zhdukur është neglizhuar që nga fillimi, edhe deri më sot, qoftë nga politika e brendshme, e jashtme, dhe nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha tutje ai.

“Çështja më e lehtë është që Serbia të kushtëzohet për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, shtoi Grajqevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat