Ujkani: Kërkesë e BE-së ka qenë të sundojë ligji, jo individ

Aktuale

Ujkani: Kërkesë e BE-së ka qenë të sundojë ligji, jo individ

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Emrush Ujkani

Emrush Ujkani, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian – EIC, vlerëson  diplomacia kosovare është në nivel aspak të mirë.

Ai ka thënë se niveli i politikës së jashtme kosovarë është për keqardhje.

Sa i përket liberalizimit të vizave dhe kritereve të vendosura për Kosovën, Ujkani është shprehur se nëse vizat liberalizohen kosovarët nuk do të largohen drejtë vendeve evropiane.

“Nuk është frika as e vendeve aty. Qytetarët janë vetëdijesuar në masë të madhe. Keqqeverisjet kanë shtyrë ata që të marrin hapa si më 2014 kur ndodhi eksodi i paparashikuar. Mendoj që qytetarët janë të vetëdijshëm që nuk do të keqpërdorin në vendim të tillë”.

“Nuk e di që vettingu ka qenë kërkesë për vendin tonë në këtë proces. Kosova ka gjyqtarë dhe prokurorë që supozohet që janë zgjedhur me meritokraci. Të sundojë ligji dhe jo individi, këtë e ka kërkuar BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat