Besa Shahini: Kosova nuk është shtet për BE-në

Aktuale

Besa Shahini: Kosova nuk është shtet për BE-në

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 07:07
Besa Shahini

Ish Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, vlerëson se “Mini Shengeni Ballkanik” nuk dallon nga projektet e tjera.

“Është një forum ku liderët e rajonit po takohen me lehtësi më të madhe”, është shprehur Shahini.

Ajo në Rubikon ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka ide të reja për Ballkanin Perëndimor.

“Ka një pabarazi të madhe mes vende të rajonit dhe BE-së. Nuk ka më dilema që Ballkani nuk e ka një perspektivë të afërt evropiane. Bashkëpunimi rajonal është i varur nga marrëdhënia që kemi me BE-në”.

“E dyta është marrëdhënia e Kosovës me Serbinë. Kosova nuk është shtet për Serbinë as për BE-në dhe shumicën e organizatave ndërkombëtare”.

“Kosova absolutisht nuk është shtet për BE-në”.

“Zyra e BE-së në Kosovë, është zyrë, nuk është delegacion sikur në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Rajoni është në një pabarazi shumë të madhe. Mini Shengenin nuk e shoh ndryshe nga projektet tjera”.

Shahini ka thënë se BE duhet të shohë si të ecet para drejt zgjidhjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat