Zyrtari i PDK-së ironizon me vizitën e Osmanit në Shqipëri - “Ka dy ditë që sillet kot nëpër Tiranë”

Aktuale

Zyrtari i PDK-së ironizon me vizitën e Osmanit në Shqipëri - “Ka dy ditë që sillet kot nëpër Tiranë”

Nga: A.Morina Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:06
Vjosa Osmani

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe U.D. së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani janë dakorduar për shkarkimin e shefit të AKI-së, Kreshnik Gashi.

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi i cili ka kundërshtuar mënyren e shkarkimit të shefit të AKI-së. Madje, Gjoshi e komentoi edhe vizitë e Osmanit në Shqipëri tëcilën e quajti sjellje koti në Tiranë.

"Ta largosh me një fjali nga detyra njeriun që drejton institucionin kryesor te sigurisë tregon papërgjegjshmërinë totale të një kryeministri. Qetësia e një kryeministri që drejton një vend që ka pikën maksimale të përballjes me Serbinë që nga paslufta, është shqetësuese", shkroi Gjoshi në facebook, përcejll "Bota sot".

Postimi i plotë

Nuk kam asnjë koment për punën e drejtorit të AKI-së, por nuk mundem ta lë pa komentuar sjelljen e kryeministrit Hoti dhe të Ud së Presidentes, e cila ka dy ditë që sillet kot nëpër Tiranë.

Ta largosh me një fjali nga detyra njeriun që drejton institucionin kryesor te sigurisë tregon papërgjegjshmërinë totale të një kryeministri. Qetësia e një kryeministri që drejton një vend që ka pikën maksimale të përballjes me Serbinë që nga paslufta, është shqetësuese.

Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë politik, por edhe të sigurisë për shkak të dyndjes së Serbisë në fazën finale të dialogut, por komandant Dulla nuk shqetësohet dhe paska vendosur të eksperimentojë.

Koordinimi i tij me Vjosa Osmanin flet shumë për qëllimet djallëzore të kësaj ndërmarrje.

Ky koordinim vjen vetëm pak ditë pas sjelljes së dyshimtë të UD së Presidentes për dokumentet sekrete të AKI-së që ndodheshin në kasafortën e Presidentit të Republikës. Siç kemi mësuar nga mediet ato janë dokumente apo raporte sekrete që i dërgohen Presidentit. Vjosa Osmani si UD nuk ka të drejtë të ketë çasje në to.

Më shqetëson koordinimi për t'i goditur institucionet e Republikës së Kosovës në këto kohë kur më shumë se kurrë i duhet stabiliteti. Nëse jo për asgjë tjetër, por vetëm për shkak të armikut të shtetit tonë, Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat