Zbulohet kërkesa antikushtetuese e Listës Serbe me të cilën po e kërcënon Qeverinë

Aktuale

Zbulohet kërkesa antikushtetuese e Listës Serbe me të cilën po e kërcënon Qeverinë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Listës Serbe

Sot në emisionin Frontal me Arsim Lanin është i ftuar Ilir Ferati deputet i LDK-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Ai ka folur për funksiononim e koalicionit qeverisë në krye me kryeministrin Avdullah Hoti.

“Mendoj që koalicioni është duke funksionuar sa i përket mirëkuptimit në mes të forcave politike. Konsideroj se ende është funksional dhe mendoj që do të jetë ende nëse i tejkalojmë vështirësitë kushtetuese që i kemi përpara”, ka thënë Ferati.

Deputeti i LDK-së foli edhe për kërkesat e Listës Serbe me të cilat po ballafaqohet koalicioni qeverisës.

“Nëse Lista Serbe nuk tërhiqet nga kërkesat që nuk janë në pajtim me Kushtetutën dhe me marrëveshjen që ka bërë me këtë Qeveri, por edhe me ato të kaluara atëherë mendoj që nuk është mirë që të vazhdojë ky koalicion. Nëse ajo tërhiqet nga këto ankesa dhe të njëjtat i bën në frymën e Kushtetutës së Kosovës atëherë duhet të vazhdojë koalicioni”, ka deklaruar ai .

Ai foli edhe për kërkesën e Listës Serbe drejtuar Qeverisë së Kosovës.

“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka pohuar ai.

Në ndërkohë edhe zv/kryeministri Driton Selmanaj ka folur për këtë kërkesë të Listës Serbe. Ai ka thënë që kërkesa e tyre është e papranueshme për Qeverinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat