Uka, Zemajt: Nuk e duron të vërtetën – është e lehtë për ta vërtetuar se sa gënjeshtar dhe mashtrues është

Aktuale

Uka, Zemajt: Nuk e duron të vërtetën – është e lehtë për ta vërtetuar se sa gënjeshtar dhe mashtrues është

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 00:39
Fitim Uka

Një ballafaqim i ashpër televiziv pasoi sonte mes Deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka, dhe Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, në Edicionin Special.

E gjitha kjo për shkak të kallëzimit penal ndaj Armend Zemajt, që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të enjten dorëzuan në Prokurorinë Speciale.

Fillimisht Uka e akuzonte Zemajn se i ikte përgjegjësisë, kur në Komisionin Parlamentar i kërkohej nga deputetët e subjektit që përfaqëson të sqaronte çështjen e mungesës së oksigjenit në spitale, në këtë kohë pandemie kur vendi po përballet me koronavirus.

Të njëjtat akuza i ka mohuar Zemaj përmes një prononcimi të drejtpërdrejtë në emision, ndërsa fajin e ka hedhur tek deputeti Uka, për të cilin tha se  ka problem personal dhe nuk është human.

”Nuk kam çka dëgjoj. Tri orë kam qenë në Komisionin Parlamentar. E mira e gjithë e kësaj që nuk është plotësuar dëshira e tij dhe ndonjë militanti politik në stilin stalinist që me pasë viktima në aspektin e mungesës së shërbimeve”, është shprehur Zemaj.

Për këtë deklaratë të Zemajt, Uka nga Vetëvendosje, u shpreh se ndjen keqardhje për nivelin e komunikimit të tij si Ministër.

Ndërsa dhe vazhdoi t’i përmendet disa nga telashet tjera me të cilat thonë se po përballen stafi shëndetësorë, njofton Klan Kosova.

”Unë ndjejë keqardhje për këtë nivel të departuarit”.

”Etiketimet e tilla nuk i bëjnë nder”.

”Por e kuptoj që një ministër është totalisht i papërgatitur. Një ministër i cili në foltoren e Kuvendit bashkë me shefin e tij janë krenuar me menaxhimin e pandemisë ndërsa ne kemi shifra të larta të viktimave në Kosovë”.

”Mungojnë shërbimet specialistike, dhe ky del këtu prapë na flet, dhe na etiketon. Ashtu siç ike përherë nga përgjegjësia ky nuk duron dot të vërtetën. Si ka fytyrë që ky të flet në këtë mënyrë”.

”Ky nuk e duron dot të vërtetën. Është e lehtë për ta vërtetuar se sa gënjeshtar dhe mashtrues është ky ministër. Në mbledhjen për të cilën po flet, ka ikur në dhjetë minuta, ka ikur pasi që ka filluar  mbledhja”.

”Ndërkaq kanë munguar deputetët e tjerë të pushtetit. A do të kërkojë ky falje për të gjitha ato premtime që ka dhënë dhe nuk i ka realizuar”.

”Si ka fytyrë që ky të flet në këtë mënyrë për deputetët e Lëvizjes?”.

”Çfarë pret ky të bëjë si deputet i opozitës”.

”Kjo gjuhë duhet të jetë e patolerueshme edhe në televizione, e lëre më i njëjti në Kuvendin e Kosovës ka përdorë gjuhë edhe më të ashpër ndaj meje. Kështu definitivisht është thjeshtë keqardhje, asgjë më tepër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat