Deputeti i VV-së paralajmëron dimër të çuditshëm, me temperatura plus 51 gradë përqind

Aktuale

Deputeti i VV-së paralajmëron dimër të çuditshëm, me temperatura plus 51 gradë përqind

Nga: A.Morina Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 22:06
Foto Ilustrim

Vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese thuhet sipas disa burimeve se ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

E këtë lajm e kanë pritur me një entuziazëm deputetët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i VV-së, Fitim Uka në formë humori tha se dimëri do marrë plus 51 gradë.

"Po thonë që po vie dimër i çuditshëm, me temperatura plus 51 gradë përqind", shkroi Uka në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Po thonë që po vie dimër i çuditshëm, me temperatura plus 51 gradë përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat