Tha se KQZ-së është fajtore për rrëzimin e Qeverisë, Ehat Miftaraj i reagon Lutfi Hazirit

Aktuale

Tha se KQZ-së është fajtore për rrëzimin e Qeverisë, Ehat Miftaraj i reagon Lutfi Hazirit

Nga: G.B Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ndaj Lutfi Hazirit, i cili ka thënë se KQZ është fajtore për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë  se KQZ e ka pasur një aktgjykim të Gjykatës Supreme (i mirë, i keq, i drejtë, i padrejtë temë tjetër), që iu ka lejuar Etem Arifit e qindra të tjerëve të kandidojnë edhe pse të dënuar si në zgjedhje të përgjithshme ashtu ato lokale, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se mos zbatimi i vendimeve të gjykatave të rregullta është vepër penale.

Postimi i tij i plotë:

Ngone talentin e quajtur Lutfi Haziri.

KQZ e ka pas një aktgjykim të Gjykatës Supreme (i mirë, i keq, i drejtë, i padrejtë temë tjetër), që iu ka lejuar Etem Arifit e qindra të tjerëve me kandidu edhe pse të dënuar si në zgjedhje të përgjithshme ashtu ato lokale.

Mos zbatimi i vendimeve të gjykatave të rregullta është vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat