Analisti tallet me sondazhin e Bislimit, ia kujton deklaratën për papunësinë në pandemi

Aktuale

Analisti tallet me sondazhin e Bislimit, ia kujton deklaratën për papunësinë në pandemi

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:05
Petrit Zogaj

Analisti politik, Petrit Zogaj, është tallur me sondazhin e publikuar nga anëtari i LVV’së, Besnik Bislimi, teksa ia ka rikujtuar deklaratën e tij për papunësinë përgjatë pandemisë.

Zogaj, përmes ‘Facebook’-ut, ia ka rikujtuar Bislimit deklaratat e bashkëpartiakëve të tij, të cilët supozojnë se do kenë bashkëpunim politik me partinë e re të u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit.

“Bislimit nuk i paten dale mire numrat e papunesise sa ishte minister, se keto te zgjedhjeve po besoj s’ia ka huqe. Plus, a s’po e konsiderojne Vjosen partnere kerkah a?”, deklaroi Zogaj.

Ndryshe, në sondazhin e publikuar nga Bislimi, partia LVV prin me 55 deputetë, e pasuar nga PDK’ja me 19 dhe LDK’ja me 18 sosh. Ndërkaq, sipas këtij sondazhi, AAK do ketë 8 ulëse.

Bislimi, përgjatë kohës sa shërbente si Ministër i Financave dhe Transfereve, pati deklaruar se shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët sesa gjatë qeverisjes Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat