Apeli i infektologut Tolaj: Mos i tmerroni qytetarët me variantin e ri të virusit

Aktuale

Apeli i infektologut Tolaj: Mos i tmerroni qytetarët me variantin e ri të virusit

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:42
Ilir Tolaj

Infektologu Ilir Tolaj i ka quajtur të papërgjegjshëm dhe të paditur ata që po përhapin lajme për variantin e ri të COVID-19.

Sipas Tolaj qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen për këtë lloj të virusit.

“Ne Kosovë, lehtësisht, ashtu si edhe në vendet tjera të Europës, mund të ketë arritur kjo variantë e virusit. Nëse deri tash ende nuk ka arritur, atëherë kjo do të ndodhë domosdoshmërisht shumë shpejtë. Por kjo, sipas të dhënave të deritashme, nuk do të ketë asnjë rëndësi praktike shëndetësore për Kosovën. Për këtë, qytetarët e Kosovës i këshilloj që mos të shqetësohen fare për variantin e ri te virusit, e atyre përfaqësueseve të autoriteteve që përhapin këso lajme morbide, ju bëj thirrje: Mjaft më! Me padijen dhe papergjësine e juaj e tmerruat një popull të tërë”, ka thënë Tolaj për Gazetën inFokus.

Sipas Tolajt varianti i ri i koronavirusit mund të jetë shumë shpejtë në Kosovë por nuk është më i rrezikshëm se virusi aktual.

“ Varienti i ri i virusit shkaktar të COVID-19, sipas te dhënave të deritashme, nuk paraqet asnjë rrezik të shtuar në krahasim me variantet e deritashme të të njëjtit virus. Ky variant, i cili tashmë është përhapur në disa vende të botës, në Australi dhe sipas CDC është e mundur edhe në SHBA, nuk dallon për nga agresiviteti në të shkaktuarit e sëmundjes e as për nga shkalla më e lartë e vdekshmërisë. Të dhënat laboratorike se ky virus mund të përhapet më shpejtë mes njerëzve se variantet e mëhershme të virusit, nuk janë vërtetuar ende në praktike. Në Kosovë, lehtësisht, ashtu si edhe në vendet tjera të Europës, mund të ketë arritur kjo variantë e virusit. Nëse deri tash ende nuk ka arritur, atëherë kjo do te ndodhë domosdoshmërisht shumë shpejtë” ,ka thënë Tolaj, për Gazetën inFokus.

Ndërsa kufizimin e lëvizjes me Britaninë e Madhe e ka quajtur absurd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat