Gjoshi: Kurti nuk e ka pasur seriozisht bashkimin kombëtar, do e themelojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Aktuale

Gjoshi: Kurti nuk e ka pasur seriozisht bashkimin kombëtar, do e themelojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 20:16
Albin Kurti

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi thotë se mediat gjermane e kanë kuptuar se Albin Kurti nuk e premton më bashkimin kombëtar.

Sipas Gjoshit, Kurti nuk ka hequr nga kjo ide sepse nuk e ka pasur asnjëherë seriozisht.

Ai thotë se Kurti është vetëm mashtrues dhe asgjë më shumë, dhe nuk ka guxim të bashkojë Kosovën me Shqipërinë.

Sipas tij Kurti ka guxim të themelojë vetëm Aosciacionin me Kompetenca Ekzekutive për Komunat Serbe, dhe këtë do ta qojë në fund.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mediat gjermane e paskan kuptuar se qysh Albin K. nuk po e premton më bashkimin kombëtar.

Në fakt, ky njeri nuk ka hequr dorë nga kjo ide, sepse nuk e ka pasur asnjëherë seriozisht.

Të gjithë e kemi ditur se ky është veç një mashtrues dhe asgjë më shumë. Ai nuk ka guxim të bashkojë Kosovën me Shqipërinë.

Ky njeri do të heq dorë nga gjithçka. Do të bindeni të gjithë.

Guximi i tij i vetëm është që ta themelojë Asociaiconin me Kompetenca Ekzekutive për Komunat Serbe. Këtë do ta çojë deri në fund – kuptohet nëse do të mundet.

Kjo është arsyeja kryesore që qarqe të caktuara evropiane e kanë kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë së tij. Albin K. u ka premtuar se do të themelojë Asociacionin+.

Albin K. dhe Mirosllav Lajqaku po kuptohen shumë mirë njëri me tjetrin.
Edhe në telefon kur flet, fol në të njejten ditë kur fol edhe me Rakiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat