Fillojnë përplasjet VV-LDK, Mefail Bajqinovci i kundërpërgjigjet Agim Veliut: LDK-ja ka filluar të mendojë për kalimin e pragut

Aktuale

Fillojnë përplasjet VV-LDK, Mefail Bajqinovci i kundërpërgjigjet Agim Veliut: LDK-ja ka filluar të mendojë për kalimin e pragut

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:51
Agim Veliu dhe Mefail Bajqinovci

Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, pasi ky i fundit është tallur me sondazhet e tyre për zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.

Në një prononcim, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se LDK-ja, sipas tij, ka nisur të mendojë për kalimin e pragut, për çka siç ka thënë Bajqinovci, dalin deklarata të tilla.

“LDK-ja ka filluar të mendojë për kalimin e pragut, andaj dalin me deklarata të tilla. 20 vjet keqmenaxhim të pushtetit dhe shtetit i erdhi fundi”, ka thënë Bajqinovci.

Më tej, Bajqinovci ka thënë për Blic se Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje, siç ka thënë ai, do t’i ketë 60 deputetë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu është tallur me sondazhet e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në muajt e parë të 2021-ës.

Veliu duke u tallur me sondazhet e fundit, ka shtuar se Vetëvendosja ‘do të fitojë si në Kore të Veriut, me 100% të votave”.

Ndryshe, ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim për shpalljen e pavlefshme të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Me këtë rast, edhe takimet konsultative me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i ka përfunduar u.d. Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Nga këto takime, datat 31 janar dhe 7 shkurt janë përmendur si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat