Berat Rukiqi tregon se a do të jetë pjesë e ndonjë liste zgjedhore

Aktuale

Berat Rukiqi tregon se a do të jetë pjesë e ndonjë liste zgjedhore

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Berat Rukiqi

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mohuar se do të garojë  me njërën nga paritë politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Rukiqi, i ka quajtur spekulime zërat se ai do të angazhohet në politikë, ndërsa ka bërë të ditur se OEK s’do të merr pjesë në asnjë aktivitet me subjekte që janë pjesë e garës zgjedhore.

Postimi i tij i plotë:

“Disa nga pikat kryesore konferenca e sotme për media:

1. Oda Ekonomike NUK do te merr pjese ne asnje aktivitet me subjekte qe jane pjese e gares zgjedhore, as gjate fushates elektorale, e as gjate fushates paraelektorale;

2. Pavareeisht spekulimeve, NUK do te garoj ne asnje liste zgjedhore. Do te vazhdoj, si zakonisht, perfaqesimin e interesave te sektorit privat, ne kapacitetin tim si Kryetar i Odes Ekonomike;

3. Partite politike duhet te tregojne pergjegjesi dhe te mos e rrezikojne funksionimin e shtetit, pra duhet ta votojne Buxhetin per vitin 2021″ (sic.), ka shkruar Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat