Mediat serbe: Albin Kurti mund të jetë fituesi i zgjedhjeve

Aktuale

Mediat serbe: Albin Kurti mund të jetë fituesi i zgjedhjeve

Nga: F. B. Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:53
Albin Kurti

“Deri në zgjedhje mund të kalojnë dy deri tre muaj, pastaj shqiptarëve iu duhet kohë për formimin e shumicës, pastaj pason ardhja e administratës së Shtëpisë së Bardhë”, shkruan Milovan Drecun, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij “delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të vazhdojë, sipas të gjitha gjasave në gjysmën e dytë të vitit, përveç që nuk do ketë takime politike të biseduesve, sepse nuk do të dihet kush do përbëj delegacionin e Prishtinës. Ky është epilogu i krizës disamuajshe që u zgjidh nga Gjykata Kushtetuese që vendosi shpalljen  zgjedhjeve të reja, që janë të tretat në 4 vite”.

Ndryshe, Qeveria Hoti u rrëzua jo në parlament por pas konfirmimit nga Gjykata  Kushtetuse se vota e Etem Arifit ishte e paligjshme. Para shpalljes së zgjedhjeve është planifikuar miratimi i buxhetit për vitin 2021, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes Osmani  pastaj do e shpall ditën e zgjedhjeve.

Kryetari i Amësisë së shqiptarëve në Serbi, Demo Berisha konsideron se bisedimet mund të vazhdojnë vetëm në vjeshtë me ndërmjetësim të BE. Çështja në këto zgjedhje komplikohet pas shumica duhet të zgjedh edhe presidentin, gjë që vështirëson procesin.

“Pres që zgjedhjet të mbahen në 10 shkurt, pastaj pason periudha e konfirmimit të mandateve, mund të ketë ankesa dhe ri-numërime, vonesa në krijimin e shumicës dhe akordimi dhe tregtia rreth postit të presidentit”, thotë Berisha.

Sipas tij “mund të shkoj vera deri përfundohet këto çështje dhe kjo i konvenon Beogradit. Sipas parashikimeve dihet kush ka përgjegjësi ekzekutive dhe kush mund të udhëheq dialogun”.

Nëse sipas Berishës, “nuk kryhen si duhet dhe nuk arrihet pajtimi atëherë drejtimin e vendit e merr kreu i Gjykatës Kushtetuese Arta Rama dhe nuk mund të drejtoj dialogun”.

Kreu i Këshillit të Kuvendit, Drecun thotë se qeveria Hoti në mandatin teknik nuk do të mund të marr vendime të mëdha politike. Sipas tij , fushata do orientohet për jetë më të mirë, por edhe kundër serbëve, kështu që nuk mund të ketë bisedime e dialog.

“Për të arritur deri te krijimi i kushteve, zgjedhjet, shumica dhe përcaktimi i delegacionit mund të kalojnë disa muaj, pastaj vjen koha e ardhjes së administratës së re, që të gjitha këto do ndikojnë në vazhdimin e dialogut”.

Ndërkaq, Nemanja Staroviç nga Qendra për stabilitet shoqëror thotë se dialogu ka kohë që është në krizë, për shkak mosgatishmërisë së palës shqiptare për përmbushjen e marrëveshjes për Asociacionin. “Mbase mund të ketë bisedime teknike dhe para Lajçakut mund të ketë listë të dëshirave por vështirë se mund të ketë përparime gjatë procesit zgjedhor në Kosovë”, thotë ai.

“Duke ditur qëndrimet e Kurtit që mund të jetë fitues i zgjedhjeve. Është e qartë se fitorja e tij do ngarkojë procesin e normalizimit të raporteve”, shprehet Staroviç.

“Situata është e komplikuar dhe vështirë të parashikohet rrjedha e saj, pasi Vetëvendosja mund të arrij rezultat të mirë sipas hulumtimeve në opinion dhe të ketë shumicën, por ai ka qëndrime ekstreme lidhur me dialogun, sepse atë e bëri duke sakrifikuar qeverinë  e tij për të mos shkuar në bisedime” thotë Drecun.

Si Drecun edhe Berisha e Staroviç mendojnë se marrëveshja e Uashingtonit vështirë mund të zbatohet në rrethanat e krijuar, ndonëse kjo varet edhe nga bashkëpunimi që do vendoset mes BE dhe ShBA. Këtu del në pah edhe ideja për një samit, ku do merrnin pjesë Franca e Gjermania dhe ShBA. Me ardhjen e Biden do ketë përafrim të qëndrimeve mes BE-së dhe Shtëpisë së Bardhë për shumë çështje përfshirë situatën në Ballkan, që do jetë sfidë tjetër për Serbinë mendojnë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat