Arben Gashi vjen me thirrjen e fundit për deputetët e Kuvendit, thotë se LDK është e gatshme

Aktuale

Arben Gashi vjen me thirrjen e fundit për deputetët e Kuvendit, thotë se LDK është e gatshme

Nga: N. H Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë thirrje për deputetët e Kuvendit që ta votojnë Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

Gashi ka thënë se këto ligje tashmë nuk janë ligje për një qeveri apo për një koalicion qeverisës, pasi që sipas tij, me votimin e tyre votohet për stabilitetin financiar të vendit.

Ai thekson në fund se partia e tij është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Nesër në ora 11:00 është në procedurë Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare shumë me interes për Kosoven.

Keto ligje tashmë nuk janë ligje për një qeveri apo për një koalicion qeverisës; nesër votohet për stabilitetin financiar të vendit.

Është përgjegjësi e secilit deputet dhe grup parlamentar që përtej interesit politik ditor, ta vendos stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.

Muajt në vazhdim do të karakterizohen nga një krizë e thellë institucionale - kërkohet përgjegjësi dhe pjekuri politike nga ne!

LDK është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat