Murati kërkon të votohet zgjatje buxhetore deri në mars 2021

Aktuale

Murati kërkon të votohet zgjatje buxhetore deri në mars 2021

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Kuvendi i Kosovës

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati propozoi që para se të votohet Projektligji për Buxhet fillimisht të votohet për zgjatje buxhetore për muajin shkurt dhe mars. Sipas tij Ligji për Buxhet mund të kalojë në lexim të parë, por që mund të vijë vendimi i Kushtetueses dhe që nuk mund të përfundohet në dy leximet.

Murati: Propozoj të votohet fillimisht zgjatje buxhetore për muajin shkurt dhe mars

“ Me ligjin për Menaxhim të Financave Publike neni 24, paragrafi 2 ku thotë se Kuvendi mund të zgjas ndarjet buxhetore në rast të mungesës së një ligji në fuqi mund të zgjas ndarjet buxhetore deri në tre muaj,. Sipas ligjit muaji janar është i mbuluar me automatizëm nëse nuk ka ndarje buxhetore , kurse Kuvendi me vendim pra ne sot mund të vendosim që ta kemi edhe zgjatjen për muajin shkurt dhe mars. Arsyeja pse konsideroj se duhet të kaloj ky propozim është se Ligji I Buxhetit I duhen dy lexime edhe duhen amadamente. Pra, derisa të përfundojnë që të dyja leximet ne mund ta kemi të publikuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese me ç’rast pra Kuvendi shpërndahet dhe e humb aftësinë për vendimmarrje.

Andaj, që të mos të rrezikojmë unë propozoj që fillimisht ne si Kuvend ta miratojmë pra vendimin për zgjatjet buxhetore për muajt shkurt dhe mars, e i cili vendimi në rast se nuk ka Ligj të Buxhetit në fuqi, nëse ndodh ndonjë skenar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese publikohet sot gjatë ditës ose para se të hy në fuqi buxheti, vendimi të vlejë. Dhe në rast se Ligji I Buxhetit merr votat hynë në fuqi, vendimi që miratohet bëhet I panevojshëm”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat