Pas shumë kohësh, Behgjet Pacolli shfaqet në Kuvend

Aktuale

Pas shumë kohësh, Behgjet Pacolli shfaqet në Kuvend

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:32
Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë ku pritet të votohet projektligji për ndarjen e buxhetit për vitin 2021.

Në këtë seancë prezent është edhe kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Mediat mësojn se pas Etem Arifit, Behgjet Pacolli është personi që ka munguar më së shumti në seancat e Kuvendit.

Kujtojmë se nga AKR kanë deklaruar se do ta votojnë projektligjin e buxhetit për vitin 2021.

“Me gjithë vërejtjet që kemi për planifikimin buxhetor, ne do të votojmë pro projektligjit të buxhetit për vitin 2021, jo për qeverinë por për qytetarin. Prioritet për ne si AKR ka qenë dhe mbetet qytetari”, ka thënë Mirlinda Sopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat