Këtë javë priten pagesat për Thaçin e të tjerët, Selimi mban sekret fondet

Aktuale

Këtë javë priten pagesat për Thaçin e të tjerët, Selimi mban sekret fondet

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Foto ilustrim "Bota sot"

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë të martën se kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

Duke mos dhënë shumë informacione për këtë çështje, Selimi ka thënë se së shpejti do të bëhet adresimi i kërkesave dhe transferimi i mjeteve.

“Kisha qenë i rezervuar... Kemi pranuar disa kërkesa.

Shpresoj që gjatë kësaj jave kërkesat do te adresohen dhe të bëhet transferimi i mjeteve”, ka thënë ai në konferencën e fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat